Site icon Prishtinapress

Protestë në Podujevë – Mjekët kërkojnë lirimin e Ibrahim Hotit

Një ditë pas publikimit të videos, arrestimit dhe ndalimit të mjekut nga Podujeva, Ibrahim Hoti, i cili nuk i kishte ofruar shërbim një pacienti të moshuar kanë ardhur reagime të shumta.

Punëtorët shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë protestuar kundër suspendimit dhe arrestimit të pulmologut Ibrahim Hoti, i cili kishte refuzuar t’u ofrojë shërbime dy të moshuarve pas orarit të punës.

Ata kanë kërkuar lirimin e menjë hershëm të tij.

Kryetari i sindikatës, Sheqer Maliqi, ka kërkuar po ashtu shkarkimin e drejtorit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Driton Veliu.

“Deri në lirimin e dr Ibrahim Hotit. Nuk lëvizim nga kërkesa jonë”, ka shkruar Hasan Asllani në fotografinë e publikuar nga protesta.

Exit mobile version