Site icon Prishtinapress

Protesta e opozitës në Shqipëri, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Edhe këtë të shtunë në Tiranë do të mbahet protestë e opozitës shqiptare para objektit të Kryeministrisë.

E me pankarta në duar ku shkruhet “S’ka zgjedhje pa opozitën”, protestuesit po bëhen gati për protestën e radhës.

Mbetet të shihet si do të ecën kjo protestë, pasi në të kaluarën, protestuesit eskaluan duke përdor gaz dhe mjete tjera ndaj objektit dhe policëve.

Mirëpo, pak orë para fillimit të protestës së opozitës, Delegacioni i BE dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri u bëjnë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Exit mobile version