Site icon Prishtinapress

Propozimi i Konjufcës për tërheqjen e ambasadorëve, deklarohet Zyra e Presidentit

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar kthimin e shtatë ambasadorëve të Kosovës nga shërbimi diplomatik në botë.

Konjufca ka propozuar tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik: Vlora Çitaku, Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka kontaktuar me Zyrën e Presidentit, të cilët kanë thënë se deri më tash nuk kanë pranuar zyrtarisht asnjë propozim për tërheqje ambasadorësh, por emërimi dhe shkarkimi i ambasadorëve është e drejtë ekskluzive kushtetuese e Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Nëse këto propozime vijnë zyrtarisht nga ana e Qeverisë, presidenti gjithsesi që i shqyrton”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Në nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet se: “Presidenti emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë”.

Poashtu në nenin 93 pika 8 të Kushtetutës, thuhet se Qeveria e Kosovës ka kompetenca që t’i propozoj Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës.

Exit mobile version