15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria nis hetimet për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Kështu thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ndryshe, të dielën një 26 vjeçar ka gjetur vdekje pasi është hedhur nga kati i 4-të i konviktit.

Pas rastit, ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku të njëjtin person e kanë dërguar në QKUK, por që nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra.

Shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa, ka treguar se 26-vjeçari ka arritur në QKUK me fraktura të rënda kryesisht në bazën e kokës.

“Rreth orës 17:45 e kemi konfirmuar vdekjen. Ka ardhur me shenja të rënda në bazën e kokës. Ka pasur gjakderdhje nga veshët hunda dhe goja dhe fraktura të mëdha. Pra lëndimet kanë qenë vdekjeprurëse”, ka thënë Mustafa.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles