7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria ngritë aktakuzë kundër shtetases turke e cila kishte vjedhur identitetin e një vajze nga Gjakova

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër  shtetases turke, Ozden Gur, e cila kishte  vjedhur identitetin një vajze nga Gjakova. Prokuroria e ngarkon atë me veprat penale, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe falsifikim i dokumenteve.

Shtetasja turke, Ozden Gur kërkohej nga Interpoli për shkak të një dënimi prej dhjetë vjetësh në Turqi. Ajo ka jetuar në Kosovë rreth dy vjet me identitet të një vajze nga Gjakova.

Në lagjen Mat në Prishtinë jetonte e qetë nën emrin, Filloreta Rama, e lindur më 16 tetor 1985 në Gjakovë. Ndërkaq, Filloreta e vërtetë jeton në Gjermani.

Por prokuroria e ka amnistuar  zyrtarë të administratës që kishin lejuar marrjen e identitetit të rrejshëm në Kosovë.

“E pandehura O.G., më 02.01.2017, në Gjakove, ka vërë në lajthim organin kompetent, qendrën për Pajisje me Dokumente-Agjencinë për Regjistrim Civil, ku në dokument publik të legalizojë një çështje të pavërtete, me qëllim të ikjes nga flet-arresti  ndërkombëtar, bën ndërrimin e identitetit të saj të vërtetë, me identitet jo të vërtetë, respektivisht në F.R., me shtetësi kosovare, lindur në Gjakovë, ku me këtë identitet arrin të pajiset me dokumente personale si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“E pandehura më 30.01.2017, me dije e përdor dokumentin publik të falsifikuar, me qëllim të ikjes nga flet-arresti ndërkombëtar, të njëjtat dokumente i shfrytëzon si origjinal, derisa arrestohet në Prishtinë më 7.11.2019, ku ende gjendet në paraburgim me qëllim të ekstradimit”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që e  pandehura të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles