Site icon Prishtinapress

Prokuroria inicion rastin ndaj kirurgut që ofendoi pacienten në Prizren

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka njoftuar se ka iniciuar rastin ndaj kirurgut Rr.Y, i cili dyshohet se nuk i kishte ofruar trajtimin e duhur një pacienteje.

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se me vetiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit në Spitalin Rajonal të Prizrenit, shkruan prishtinapress.eu

Siç bëhet e ditur në njoftim, kirurgu Rr.Y dyshohet se nuk i kishte ofruar trajtimin e duhur një pacienteje e cila kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore.

“Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandaloj dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullsi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Exit mobile version