13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori i Shtetit ngrit 73 aktakuza kundër 85 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetri (73) aktakuza kundër tetëdhjetepesë (85) personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tridhjetë (30) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale. Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Vrasja”, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza, kundër tridhjetedy (32) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të  dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë brenda 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë  (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles