24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori Blakaj: Blerim Isufi insistonte që Rrustem Berisha të hiqej nga aktakuza

Prokurori Elez Blakaj, i cili ishte duke hetuar listat e fryra të veteranëve ka akuzuar Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufin se kishte ndërhyrë në këtë rast. Blakaj ka thënë se Isufi kishte instituar që nga lista e personave të përfshirë në fryrjen e listave të veteranëve të hiqej Rrustem Berisha. Por, thotë se një gjë të tillë nuk e kishin lejuar provat kundër tij.

Një prej personave që përmendet si i përfshirë në aktakuzën për fryrje të listave të veteranëve është edhe Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ani pse kishte institsime që emri i tij të hiqej nga aktakuza.

Kështu ka deklaruar vet Prokurori Elez Blakaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Blakaj, i cili ishte duke hetuar listat e fryra të veteranëve ka akuzuar Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Blerim Isufin se kishte ndërhyrë në këtë rast. Blakaj ka thënë se Isufi kishte instituar që nga lista e personave të përfshirë në fryrjen e listave të veteranëve të hiqej Rrustem Berisha

“Më vjen keq edhe për z. Blerim Isufi për të cilin kam pas respekt, por thjeshtë dua t’ja bëj me dije se provat ishin ato të cilat nuk më lejonin ta hiqja nga aktakuza z. Rrustem Berishen, përkundër insistimit të tij!”, ka shkruar Blakaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles