Site icon Prishtinapress

Profesori ndërkombëtar Nabil Ayad mban ligjëratë për zyrtarët dhe diplomatët e MPJ-së

Nën organizimin e Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës u mbajt ligjërata nga Prof. Dr. Nabil Ayad, këshilltar i jashtëm i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Prezantimi i kësaj ligjërate është hapur nga ambasadori, Beqir Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ndërsa të pranishëm ishin zyrtarë të lartë nga departamentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe diplomatë nga MPJ.

Cilësitë e një diplomati të aftë, bazat e negocimit, përfaqësimi i shtetit në epokën e globalizmit, ishin pjesët kryesore të ligjëratës së profesorit Ayad. Ndër të tjerash z. Ayad theksoi rëndësinë e argumentimit nga ana e zyrtarëve të MPJ-së në kontaktet me zyrtarë nga shtetet tjera në lidhje me shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pas përfundimit të prezantimit të pranishmit kanë ngritur edhe pyetje në lidhje me çështjet e sipërpërmendura, duke përfshirë në një debat konstruktiv dhe interaktiv.

Exit mobile version