Site icon Prishtinapress

Profesori dhe polici nga Drenasi ‘përfundojnë’ në gazetat zvicerane

Gazeta zvicerane “20 min” ka shkruar për rastin e abuzimit të së miturës nga Drenasi.

Gazeta zvicerane “20 min” ka raportuar për rastin e abuzimit të së miturës nga Drenasi, A.G., e cila dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga arsimtari dhe polici i saj.

“16-vjeçarja abuzohet nga mësuesi, pastaj edhe nga polici”, shkruan në titull, gazeta zvicerane 20min, transmeton lajmi.net.

Efektivi i policisë që akuzohet për abuzimin me adoleshenten është zëvendësshefi i hetimeve i Policisë në këtë komunë, Vesel Veseli. Hisoria bëhet edhe më e rëndë pasi ka dyshime që ky shtetas të ketë abuzuar gati dy vite me vajzën, madje e ka lënë edhe shtatzënë.

Veseli e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin policor në Drenas për ta denoncuar mësuesin e saj për marrëdhënie seksuale me dhunë. Viktima ishte nën moshën 16 vjeçare.

Prej asaj dite kishte nisur historia e dhunës, kërcënimeve dhe shfrytëzimit seksual të kësaj nxënëseje nga hetuesi policor.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.

Exit mobile version