Policia e Kosovës në raportin e saj ditor njofton se ka arrestuar një të dyshuar shqiptar, pasi që i njejti sulmoi viktimën me shufër metalike.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit u dërgua në mbajtje, trasnmeton lajmi.net.
Policia tregon se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë data 8 tetor, në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Rr. “Simon Shiroka”, Prishtinë 08.10.2018-22:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me shufër metalike viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.