18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina bëhet me kuzhinë qendrore

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Prishtina do ta ketë edhe një ndërmarrje komunale.

“Kuzhina Qendrore” është mbështetur sot nga 25 këshilltarë komunalë të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Sipas Ahmetit kjo kuzhinë do të ofrojë ushqim për çerdhet private, do ta përgatisë ushqimin për kuzhinat popullore në Komunë dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në shkollat e Prishtinës.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

“Sot Kuvendi Komunal miratoi me 35 vota për, themelimin e Ndërmarrjes Komunale Kuzhina Qendrore. Punëtorët e Kuzhinës që për më shumë se 20 vite ka furnizuar çerdhet publike të Prishtinës ishin privatizuar si shërbim para 8 viteve për shkak se me legjislacion nuk mund të vazhdonin si shërbyes civil.

Investuam në ndërtesë dhe pajisje të reja, kthyem kuzhinën në sektorin publik, dhe tash me numrin e ri të çerdheve kjo Ndërmarrje e re do të ofrojë ushqim për fëmijët tone dhe siguri në punë për punëtorët e Kuzhinës.

Kuzhina do ta ofrojë ushqimin edhe për çerdhet private, do ta përgatisë ushqimin për kuzhinat popullore në Komunë dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në shkollat e Prishtinës.

I falënderoj personalisht të gjithë asamblistët që e votuan për këtë iniciativë.”

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles