18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Pretendimet e Prokurorisë ndaj Agron Mustafës për rastin e Z-Mobile

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-zyrtarëve të lartë të Postës lidhur me marrëveshjen PTK- ZMobile.

Aktakuzën ndaj Agron Mustafës, Ejup Qerimit e Rexhe Gjonbalajt, prokuroria e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gazeta Insajderi ka siguruar aktakuzën në përshkruhen veprimet që kishte ndërmarrë ish-kryeshefi Ekzekutiv Agron Mustafa.

Sipas dokumentit të siguruar nga Insajderi, Agron Mustafa, gjatë kohës sa ka qenë kryeshef ekzekutiv Telekomit të Kosovës (2015-2017), edhe pse nuk ka qenë kompetent kishte lidhur Marrëveshjen për ekzekutimin e vendimit final të arbitrazhit.

Prokuroria pretendon se Mustafa duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar nuk ka përmbushur detyrat e tij, me qëllim që t`i shkaktoj dëm të dëmtuarës “DARDAFON.net L.L.C” (Z-Mobile).

“Mirëpo ky i pandehur nga momenti i ardhjes në këtë pozitë me dijeni dhe dashje kishte refuzuar që të i zbatojë këto vendime të plotfuqishme edhe pse me përfaqësuesit e të dëmtuarës kishte zhvilluar disa takime lidhur me zgjidhjen e çështjes konkrete dhe nga ana e tyre ishte propozuar që të zgjidhet kjo çështje me qëllim që të parandalohet arbitrazhi”, thuhet në aktakuzë.

Sipas prokurorisë, Mustafa nuk ka ndërmarrë veprime në këtë drejtim, për çka e DARDAFON e ka dërguar rastin në Arbitrazh.

“Përkundër të gjitha këtyre i pandehuri kishte angazhuar në bazë të një tenderi një burimor Kompaninë “Studioligji”, e cila kompani ka qenë e afërt më të për ta përfaqësuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila gjykatë kishte nxjerrë vendimin përfundimtar të datës 09.12.2016, dhe atë duke u thirrur pikërisht po në këto shkelje për të cilat gjykatat kishin marrë vendimet e lartshënuara në dobi të dëmtuarës”, thuhet në aktakuzë.

Më tej në aktzkusë thuhet se Mustafa edhe pse ka qenë në njohuri se kundër vendimit të Arbitrazhit nuk lejohet ankesa kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Lartë Angleze e cila Gjykatë kishte hedhur poshtë ankesën  në prill të vitit 2017.

“Dhe nga këto arsye Telekomi i Kosovës ishte i detyruar që të i paguajë shumën prej 32,856,407.28 € të dëmtuarës – kompanisë “DARDAFON.net L.L.C” (Z-Mobile), duke mos llogaritur në këtë shumë edhe shpenzimet ekstra të krijuara për shërbime konsulente me ekspert të jashtëm, shërbime profesionale ligjore Studioligji, udhëtimet, mëditjet për anëtarët e Komisionit, për përkthime dhe shpenzimet e tjera të cilat kanë kapur shumën 351,358.85 €, pastaj shpenzimet e krijuara pas vendimit të arbitrazhit lidhur me procedurën para Gjykatës së Londrës dhe gjykatave vendore të cilat kanë kapur shumën 198,323.06 € dhe 65,000.00 GBP (funtesh të Britanisë së Madhe) për Gjykatën e Londrës”, thuhet në aktakuzë.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, Mustafa me këto veprime ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./Insajderi.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles