8.2 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani nesër takon përfaqësuesit e partive politike, flasin për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do takohet me përfaqësues të subjekteve politike në vend, për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen vjeshtën e këtij viti.

Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina – këshilltar i presidentes Osmani.

“Me të gjitha partitë janë paraparë takimet për nesër”, ka thënë Kupina.

Sipas tij, pas takimeve me përfaqësues të partive, Presidentja do ta caktojë datën e zgjedhjeve lokale.

Partitë politike tashmë kanë filluar me zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë nëpër disa komuna të Kosovës.

Për Prishtinën janë zyrtarizuar kandidatët nga  tri parti politike. Përparim Ramadani nga LDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Selim Pacolli nga AKR.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles