Site icon Prishtinapress

PRESIDENTIT THAÇI I KËRKOHET MOS TA DEKRETOJË LIGJIN PËR MBYLLJEN E LOJËRAVE TË FATIT

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Shkëlqesisë së tij,

Hashim Thaçi

I nderuar z. President,

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në sektorin e lojërave të fatit, e të cilat ndërlidhen me miratimin e Projektligjit Nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit (“Projektligji”) të propozuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndalimin e tërësishëm të lojërave të fatit në vendin tonë, ju lutem gjeni të bashkagjitur me këtë shkresë, qëndrimin e Shoqatës së Lojërave të Fatit, të cilën e përfaqësojmë ne në raport me këto zhvillime.

Ne shpresojmë se do kjo shkresë do të hasë në mirëkuptim nga ana juaj si dhe do të shërbej si bazë e mirë për të marr qëndrim në raport me veprimet që pritet të ndërmirren ditët në vijim që ndërlidhen me sektorin e lojërave të fatit dhe të cilat veprime mund të rezultojnë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës. Andaj, në përputhje me kompetencat kushtetuese, me respekt, kërkojmë nga shkëlqesia e tij, z. President, që të shqyrtojë argumentet e shtjelluara në këtë kërkesë dhe të ndërmarr veprimet e duhura – duke mos e dekretuar Projektligjin dhe të njejtin ta kthejë për Rishqyrtim – ashtu që të sigurohet mbrojtja e interesit publik dhe kushtetueshmëria në Republikën e Kosovës.

  1. HYRJE 
  1. PROJEKTLIGJI PËR NDALIMIN E LOJËRAVE TË FATIT ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME RENDIN JURIDIK DHE KUSHTETUES TË KOSOVËS

Cënimi i të Drejtës Pronësore dhe Pasurisë.

  1. PROJEKTLIGJI I RI QË I NDALON TË GJITHA LLOJET E LOJËRAVE TË FATIT PËR NJË PERIUDHË DHJETË VJEÇARE ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN NR. 04/L-220 PËR INVESTIMET E HUAJA

Rrezikimi i Investimeve të Huaja

Për dhe në emër të

Shoqatës së Lojërave të Fatit

Arianit Koci, Avokat

Granit Vokshi, Avokat

Istref Veliu

Exit mobile version