Site icon Prishtinapress

Presidenti u bën thirrje të rinjve që të bëhen ushtarë të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili është edhe Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në llogarinë e tij u thirrje të rinjve që të bëhen ushtarë të Republikës së Kosovës.

Në këtë video, presidenti njofton se nga 10 gushti deri më 21 gusht do të jetë i hapur konkursi për rekrutët e rinj. “Bëhuni ushtarë të Republikës së Kosovës.

Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut, sesa duke iu bashkuar ushtrisë. Duke shërbyer në ushtri ju i shërbeni paqes, humanizmit, harmonisë, besimit në të mirën dhe e luftoni të keqen, jotolerancën dhe johumanen”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version