Site icon Prishtinapress

Presidenti Thaçi uron komunitetin rom për Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të komunitetit rom të kryesuar nga deputeti Kujtim Paçaku, me rastin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Duke ia uruar këtë festë komunitetit rom, presidenti Thaçi ka thënë se institucionet duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e këtij komuniteti.

“Kosova është shtet i mundësive për të gjitha komunitetet. Është shtet i të gjithë qytetarëve dhe komunitetet janë pasuri e jona”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i romëve në Kuvendin e Kosovës, deputeti Kujtim Paçaku, theksoi se ndonëse romët janë në një pozicion më të mirë se në të kaluarën, ende si komunitet ndjehen të anashkaluar, sidomos kur bëhet fjalë për punësimin.

“Kjo është ditë e veçantë për komunitetin rom, për identitetin tonë. Komuniteti rom është radhitur drejtë në Kosovë dhe është duke u integruar, por institucionet nuk duhet t’i anashkalojnë pjesëtarët e komunitetit rom, sepse mbi 150 rom janë të diplomuar në fusha të ndryshme”, ka thënë deputeti Paçaku.

Me delegacionin e komunitetit rom, presidenti Thaçi ka folur edhe për familjet rome të zhvendosura nga Kosova.

Exit mobile version