Site icon Prishtinapress

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Hagë, mban ligjëratë në Institutin “Clingendael”

Me ftesë të Institutit prestigjioz holandez, “Clingendael Institute”, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Hagë, ku nesër do të mbajë një ligjëratë para përfaqësuesve shtetëror, diplomatëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Presidenti Thaçi do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”, ku më pas do të ketë një bashkëbisedim dhe debat më të pranishmit.

Pas ligjëratës, presidenti Thaçi do të merr pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman” i shkruar nga gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Exit mobile version