9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi lirohet nga spitali

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është liruar nga spitali pas trajtimit që ka marrë për shkak të gurëve në veshkë.

Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderoi gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar.

Presidenti Thaçi shtrihet në QKUK, pas problemeve me gurët në veshkë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur zyra e Presidentit përmes një njoftimi për media.

“Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles