Site icon Prishtinapress

Presidenti Thaçi kujton nënkryetarin shumëvjeçar të LDK-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar  akademikun, Fehmi Agani në 19 vjetorin e tij kur forcat policore serbe e kishin vrarë.

Thaçi ka thënë se Agani, ishte njëri nga intelektualët më të shquar. Sipas tij, politikani ndër më të mprehtë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Para nëntëmbëdhjetë vitesh forcat policore serbe vranë akademik Fehmi Aganin, njërin nga intelektualët më të shquar dhe politikanin ndër më mprehtë të Kosovës. Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe, sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik që u dëshmua veçanërisht gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe, Agani ishte edhe nënkryetar shumëvjeçar i  Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Exit mobile version