Site icon Prishtinapress

Presidenti slloven tregon se a i është kërkuar garanca për lirimin me kusht të ish-krerëve të luftës

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur konferencë për media.

Gjatë kësaj konference, Pahor nuk tregoi nëse kanë pranuar ndonjë kërkesë për të ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndodhen në paraburgim në Hagë.

“Nuk mund të them asgjë për këtë çështje”, tha shkurt Pahor.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha po ashtu në Prishtinë se nuk pajtohet me “non-paper” që janë publikuar dhe ka qëndrim plotësisht të kundërt me atë, raporton Gazeta Express.

Pahor tha se në samitin e Brdo-Brijunit të hënën, do të provojë t’i bind shtetet anëtare që të vazhodohet me zgjerimin e BE-së.

“Me “non-paper” nuk pajtohem, qëndrimi im është plotësisht i kundërt që të mos bisedohet për alternativa të tilla të ndryshimit të kufijve. Unë dua ti bind bashkëbiseduesit që të vazhdohet me zgjerimin e BE-së”, tha ai.

Lidhur me “non-paper”, foli edhe presidentja Osmani, e cila tha se Sllovenia asnjëherë s’ka përkrahur ndryshim kufijsh në Ballkan.

Exit mobile version