13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Meta cakton datën e zgjedhjeve të përgjithshme të 2021-së

Më datë 25 prill shqiptarët do u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Kjo datë është dekretuar nga ana e presidentit Ilir Meta në mbështetje të Kodit Zgjedhor.

“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021”, thuhet në dekretin e Metës.

Kjo datë vjen pas konsultimeve gjatë ditës së premte mes presidentit Meta dhe kryetarëve të partive kryesore politike në vend.

Për kryeministrin Edi Rama, nuk ishte problem data e zgjedhjeve duke thënë se ishte i gatshëm të pranonte cilëndo datë.

Nga ana tjetër edhe opozita nuk dha ndonjë datë konkrete, por thanë se duhen sa më shpejtë dhe se zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles