Site icon Prishtinapress

Presidenti i UEFA-s: Kualifikimi në Euro2020 do të ishte dhurata më e mirë për figurën e Vokrrit

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s ka dërguar një mesazh për Kosovën me rastin e zgjedhjes së futbollistit më të mirë të vitit.

Ceferin tha që Kosova është një vend i vërtetë i futbollit dhe po ashtu tregoi haptazi që Kosova do ta ketë mbështetjen e UEFA-s.

‘Kualifikimi në Euro2020 do të ishte dhurata më e mirë për figurën e Vokrrit’, tha Presidenti i UEFA-s.

Kurse ai i uroi të gjithë lojtarët që do të marrin çmime në këtë ceremoni duke ju thënë se janë model për gjeneratat e reja.

Exit mobile version