16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti: Gani Sylaj është njeriu i lirisë, çlirimit, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar

Nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Komunës së Drenasit dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë, u mbajt mbledhja komemorative për nder të jetës dhe veprës së veprimtarit Gani Sylaj.

Me këtë rast, presdienti Thaci ka thënë se jemi mbledhur sot për të nderuar njeriun që gjithmonë, në çdo fazë të jetës së tij dhe veprimit të tij i ka bashkuar shqiptarët, i ka bashkuar të gjithë njerëzit që punonin për liri, për pavarësi dhe bashkim kombëtar.

“Drenica ka dhënë shumë njerëz të çmuar kombit dhe lëvizjes kombëtare, prej bashkëthemeluesit të shtetit shqiptar Hasan Prishtina, tutje në krye të kryengritjeve çlirimtare Azem Bejta, Shotë Galica, në krye të kryengritjeve gjithashtu Shaban Polluzha, Mehmet Gradica kundër Jugosllavisë dhe sistemit komunist për të vazhduar tutje me përkushtimet ë të gjithë njerëzve vullnetmirë të punës e të besës dhe idealit siç ishte Gani Sylaj”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se Gani Sylaj ishte njeriu i lëvizjes kombëtare, njeriu që mendonte sa për Prishtinën, aq për Preshevën, për Shkupin, për Ulqinin, mendonte për bashkim kombëtar dhe punonte.

“Jeta dhe vepra e Ganiut janë jeta dhe vepra e të arriturave të kombit tonë, të përpjekjeve të tij. Prandaj, tërë lëvizjen kombëtare të pas Luftës së Dytë Botërore për liri, çlirim dhe bashkim mund të identifikojmë me strumbullarët e kësaj lëvizje bacën Adem Demaçi dhe Gani Sylaj”, u shpreh presidenti.

Sipas tij, Gani Sylaj pas lirimit nga burgu menjëherë u vu në krye të përgjegjësive që i takonin dhe i besonin të gjithë. “Përpos vuajtjeve të rënda në burgjet jugosllave, për çka do të flasin edhe bashkëveprimtarët e viteve të hershme të angazhimeve politike të tij, ai menjëherë iu bashkëngjit, në orët e para edhe angazhimit për ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ganiu ishte prej të parëve që punoi, bashkëveproi dhe sistemoi edhe komandantin legjendar Adem Jasharin”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Për shkak të angazhimit patriotik, luftës për liri, Ganiu u detyrua të arratiset për shkak të ndjekjeve nga organet e Serbisë, por sipas presidentit Thaçi, kudo që ishte Ganiu ndihmonte lëvizjen dhe udhëhiqte lëvizjen.

“Ganiu edhe në vitet ‘98 dhe ’99 ishte i qartë në përcaktimet e tij. Prandaj, ai në vitin ’98 veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, besoi në luftëtarët e lirisë, besoi në liri, besoi në fitore, besoi se vetëm lufta e armatosur është ajo që e largon Serbinë nga Kosova”, u shpreh presidenti.

Presidenti Thaçi ka thënë se sot të gjithë së bashku jemi këtu që të nderojmë dhe respektojmë jetën e tij madhore për kombin.

“Të përkujtojmë shembullin e tij të jashtëzakonshëm që është udhërrëfyes për të gjithë ne, njeriun e idealit, njeriun e Republikës së Kosovës. Sepse, vet Republika e Kosovës ishte ideja, apo Ganiu ishte ideja e Republikës së Kosovës dhe sot në një formë a formën tjetër ai është njeriu i lirisë, i çlirimit, i pavarësisë dhe bashkimit kombëtar”, ka thënë presidenti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles