9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

PRESIDENTI CAKTON MANDATARIN E RI QË DËSHMON SE E KA SHUMICËN

Pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës, Qeveria konsiderohet se ka rënë, sipas Nenit 95, pika 5.

Tash i takon presidentit të vendosë për shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e datës së organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme apo të vlerësojë mundësinë për propozimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë së re.

Nëse presidenti vendosë për formimin e Qeverisë së re, Kushtetuta dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14 janë të vetmet udhërrëfyese.

Por, duke marrë parasysh që presidenti në çdo rast duhet të tentojë t’i shmang zgjedhjet, duke pasur parasysh faktin se është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit, si dhe garanton funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve, pra edhe të Qeverisë dhe është aktori kryesor kushtetues në formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve, ai mund ta caktoj mandatar këdo që vlerëson se mund ta ketë shumicën.

Duke marrë parasysh edhe rrethanat në të cilën gjendet Kosova për shkak të fatkeqësisë natyrore, pandemisë COVID-19, sigurisht që është në interesin e shtetit dhe qytetarëve të ketë një Qeveri stabile.

Prandaj, Thaçi si president mund të ndërmarrë veprime që burojnë nga efekti i Nenit 95.5 të Kushtetutës dhe nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14.

Siç edhe ka deklaruar, ai fillimisht duhet t’i thërrasë në konsultim të gjitha partitë politike parlamentare për të vlerësuar nëse është në interesin e tyre formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit.

Nëse ato deklarohen se është në interesin e partive politike formimi i Qeverisë se re, atëherë presidenti duhet të vendosë kritere mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, në pajtim me Pikën 94 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14.

Këto kritere duhet të përmbushen nga ndonjëra prej partive më të mëdha parlamentare apo nga një grupacion i ri politik, për të pasur mundësi mandatimi që ta formojnë Qeverinë dhe ruajtur stabilitetin, duke ju përmbajtur kritereve mbizotëruese.

Por, në anën tjetër, edhe vetë presidenti, duke ju përmbajtur kritereve mbizotëruese obligohet ta mandatojë kandidatin e partisë politike që dëshmon se e ka shumicën në Kuvend, për të krijuar Qeverinë e re, duke mos e përjashtuar mundësinë që mandatin t’ia japë edhe partisë së parë fituese.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles