Site icon Prishtinapress

Presidenca: U dakorduam me Hotin për kërkesën e dorëheqjes së shefit të AKI-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka kërkuar nga shefi i AKI-së, Kreshnik Gashi që të liroj detyrën e tij.

E për shkarkimin e Gashit nevojitet edhe miratimi nga ana e u.d të presidentes, Vjosa Osmani.

Zyra për media e Presidencës përmes një njoftimi për media tha se ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë mes Osmanit dhe Hotit për këtë çështje.

“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. Presidentes, dr.Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version