8.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pozita që ia cakton VV-ja Adelina Graincës, pas aderimit nga PDK

Në Kuvendin e Kosovës sot janë konstituar shtatë komisione parlamentare ndër ta edhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në mbledhjen e sotme janë bërë dy ndryshime, ndryshe nga lista e dërguar në Kuvend dhjetë ditë më parë.

Kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi ka njoftuar se në vend të deputetit Avni Dehari do të jetë deputetja e re e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, e cila para ca kohëve kaloi nga PDK-ja në VV.

Abazi ka njoftuar edhe një ndryshim nga grupi i deputetëve të LDK-së.

Në vend të Arben Gashit, pjesë e këtij komisioni do të jetë Kujtim Shala.

Pjesë e këtij komisioni janë edhe Xhavit Haliti, Branislav Nikoliq, Dimal Basha, Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, Ariana Musliu-Shoshi e Time Kadriaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles