7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Posti që Engel mori në Kongresin amerikan gëzon liderët kosovarë, komentohet edhe në Serbi

Liderët institucionalë të Kosovës e kanë mirëpritur zgjedhjen Elliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Kongresin Amerikan.

Thaçi, Veseli, Haradinaj e Pacolli e kanë vlerësuar shumë lartë kontributin e Engel në lirinë, pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës, raporton lajmi.net.

Presidenti Thaçi përmes një postimi në Twitter gjatë ditës së sotme, ka thënë se Engel ka qenë një ndër personat kyq për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

“I dashur Eliot Engel, urime për mandatin e rij si Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me jashtë në Kongresin Amerikan. Ju keni qenë njëri ndër personat kyç për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Presim bashkëpunim të mëtejmë për marrëveshjen përfundimtare të paqes”, ka shkruar më tej Thaçi.

Vlerësime të larta për punën e Engel pati edhe kryeministri Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook dje tha se zgjedhja e Engel në krye të këtij komiteti, është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.

”Zgjedhja e Kongresistit dhe mikut tonë të madh, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Engel për dekada, deri në përmasa heroike, u angazhua për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve. Për popullin e Kosovës emri i Engel është ikonë e miqësisë së përjetshme me ShBA-në dhe zgjedhja e tij, në kohën kur Kosova është në fazën e përmbylljes së konsolidimit ndërkombëtar, është krah i fuqishëm për ne. Urime mik!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, si lajm të shkelqyeshëm zgjedhjen e Engel në këtë post e cilësoi edhe kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli.

Ai dje përmes një postimi në Facebook, tha se në momentin të cilin po e kalon Kosova, ky është një lajm i shkëlqyeshëm.

“Engel ishte me ne, kur miqtë nuk ishin të shumtë, Engel ishte pranë nesh, kur e ardhmja e jonë nuk ishte edhe aq e sigurtë. Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri”, tha ai.

Së fundmi, lidhur me zgjedhjen e Engel në krye të këtij komiteti ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Ksoovës, Kadri Veseli.

Duke uruar për postin, Veseli ka thënë se shpreson në bashkëpunim të mëtutjeshëm me mikun e Kosovës.

Marrja e postit nga Engel në Kongresin Amerikan, nuk la pa u komentuar edhe në Serbi.

Mediat atje atë e cilësuan si mik të Kosovës, dhe lobist të saj.

Në raportimet e këtyr mediave, Engel personifikohet si mbështetës i madh i Ushtrisë së Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles