Site icon Prishtinapress

Politikanët nëpër jahte si Shpend Ahmeti (Foto)

Për jahte superluksoze njihen politikanët kontrovers që janë akuzuar për korrupsion dhe zhvatje të taksave të qytetarëve të vet.

Presidenti rus, që ka ndryshuar Kushtetutën e këtij shteti duke i dhënë mandat vetit pothuajse të përjetshëm, ka në posedim një jaht që kap vlerën e rreth 35 milionë dollarëve.

Putin, që akuzohet nga opozita ruse për zhvatje dhe korrupsion, i ka në qejf jahtet, ku edhe shihet nëpër fotografi.

Putin llogaritet si njëri nga njerëzit më të pasur në botë, pasuria e tij mund të kap shifrën e miliarda dollarëve.

Edhe politikani italian, Silvio Berlucsoni, që doli disa herë para gjykatës për korrupsion ka në posedim një jaht që kap vlerën e rreth 18 milionë eurove.

Berlucsoni dhe Putini janë miq të mirë, ku shihen bashkë duke shëtitur me jaht.

Ish-kryeministri italian Berlucsoni, po ashtu është i njohur për organizimin e ndejave nëpër jahte me bukuroshe.

Ndërsa kryetari i Prishtinës u fotografua nga mediat në një jaht luksoz, por që deri më tani e ka mohuar kategorikisht që është ai, përkundër fakteve. Ai deri me tani nuk dha asnjë informatë se në jahtin e kujt ishte dhe arsyen e “pushimit” në të.

Jahti i Putinit, që ka vlerën e rreth 35 milionë dollarëve.

Berlucsoni, ka në posedim një jaht që kap vlerën e rreth 18 milionë eurove.

Exit mobile version