Site icon Prishtinapress

Politikanët kërcënues dhe ata që u kërcënuan gjatë 2019-ës

Si edhe në vitet e kaluara, politikanë të caktuar kanë qenë temë në media, më shumë jo për punën që kanë bërë në të mirë të shtetit, por për deklaratat skandaloze.

Gjatë 2019-ës, disa politikanë kanë dashur të tregojnë “muskujt” e tyre me kërcënimet që kanë bërë, kurse ka pasur raste kur ata janë kanë kërcënuar njëri-tjetrin, çka kanë ngjallur reagime të shumta.

Haxhi Hoti nga partia Nisma për Kosovën, kërcënoi kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vrarë gjatë mandatit sa ishte president.

“Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lshojë Kosovën ose mund të vritet”, tek kjo fjali Hoti më pas e ka shtuar fjalën mund të cilin në fillimim nuk e kishte shkruar.

Kundër deklaratës ka dalë partia që i përket, NISMA e Fatmir Limajt e cila kanë thënë se “janë kundër çdo deklarate që nxit urrejte”.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hotit, duke e quajtur kërcënim brutal.

Rast tjetër i kërcënimit është ai i ish-deputetit të VV-së, Salih Zyba i kishte para zgjedhjeve të 6 tetorit bërë kreut aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke thënë se pasi nuk zgjedhet deputet mund ta zgjedhë vendin ku do të jetojë, si Xhabir Zharku, shkruan reporteri.

“I sigurt jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”, kishte shkruar Zyba, deklaratë e cila kishte shkaktuar reagime të mëdha.

Ndaj kësaj deklarate kishte reaguar Fisnik Ismaili, i cili me të njëjtën monedhë ia kishte kthyer Salih Zybës, duke e kërcënuar me djegie të gishtave.

“Ule tash kryet, çoje bo***n, edhe grahi punës, ndreqna jetën neve që kujt keq kurrë s’i kemi ba. Edhe bani provove i bane dikujt keq për kurrgjë, ose për hakmarrje, po të premtoj se kanë me tu djegë gishtat”, ka shkruar Ismaili.

Pas Zybës edhe një anëtarë tjetër i Vetëvendosjes kishte bërë një kërcënim të tmerrshëm, këtë here jo ndaj ndonjë politikani, por ndaj gazetarëve.

Hysen Durmishi i VV-së kishte kërkuar arrestimin e gazetarëve.

“Astriti u vra. Vrasësit dhe urdhërdhënësit duhet të dënohen. Prokuroria duhet menjëherë, ama menjëherë, qysh sot, të shpallë urdhër-arrest për Sylë Hoxhen, Nexhmi Krasniqin, Dhurata Hoxhën, Baton Haxhiun, Vehbi Kajtazin e plot të tjerë, në mënyrë që të zbulohet e vërteta. Nuk do të ndalemi kurrë deri te e vërteta për Astritin”, kishte shkruar ai.

Më larg se Durmishi, kishte shkuar Endrit Shala, ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë i cili gjatë këtij muaji ka eskaluar, duke e goditur një gazetar, i cili po bënte punën e tij.

Shala kishte goditur gazetarin Ensar Ramadani të “Indeksonline” i cili ishte duke përcjellë nga afër, në QKUK, gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut i cili ishte plagosur me armë.

Shala kishte mohuar se ka goditur gazetarin në fjalë, por incizimet që u publikuan më pas e demantuan atë.

Exit mobile version