10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Politika e jashtme e zbehtë dhe joproduktive, pengesë edhe Serbia

Pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare po konsiderohet i dobët, kjo për shkak të mungesë së një plani të qartë në këtë drejtim, por edhe për arsyeje gjendjes së brishtë politike në vend.

Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se vendi ka fituar zbehje të imazhit juridik dhe politik ndërkombëtar, shkaku i zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale.

Ai vlerëson se politika e jashtme kosovare është e zbehtë dhe joproduktive.

“Shumë i dobësuar është pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare për faktin që kemi pasur këto vitet e fundit zhvillime shumë të brishta brenda përbrenda vendit dhe kemi pasur një destabilitet të theksuar në kuptimin e qeverisjes vendore dhe kur kësaj i shtohet tendenca për të ngritur aktakuzën kundrejt presidentit dhe ish-kryeparlamentarit dhe krerëve të tjerë, atëherë mendoj që ne kemi humbur dhe kemi fituar një zbehje të imazhit juridik dhe politik ndërkombëtar sepse duhet ta pranojmë faktin që politika jonë e jashtme ka qenë e zbehtë dhe joproduktive”.

Ndërsa sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, profesori Hoti thotë se Kosova ka ngecur në këtë proces.

Sipas tij, kjo ka ndodhur si rezultat i mungesës së qeverisjes jo të mirë. Ai u shpreh se institucionet asnjëherë nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur.

“Mendoj që nuk kemi strategji fare sepse vërtetë kemi ngecur në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Kjo ka ardhur si rezultat i mungesës së qeverisjes së konsoliduar brenda përbrenda vendit. Ka një numër relativisht të madh të organizatave të cilat Kosova mund të aplikojë madje pa qenë pjesë e OKB-së”.

“Mendoj që institucionet tona asnjëherë nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur nuk kanë treguar kujdesin që vendi e meriton sepse me një mbështetje kaq të fuqishme që e kemi pasur me 115 njohje mendoj që ka mundur të bëhet më shumë në anëtarësimin në OKB dhe do të forconte në mënyrë të jashtëzakonshme pozicionin juridik dhe politik sepse në sa më shumë organizata që do të ishim pjesë do të forconim pozicionin tonë”.

“Njohjet kanë stagnuar tërësisht për një listë arsyesh dhe është për të ardhur keq që sot flasim për regres që disa vende po tërheqin njohje. Varësisht nga përfundimi i negociatave pastaj të merrnim vendimet për njohje. Kemi mundur të bëjmë më tepër në kuptimin numerik sa i përket njohjeve dhe kemi mundur të koordinohemi më mirë me miqtë tanë”.

Edhe për analistin Ramush Tahiri, vlerëson se Kosova tash e 10 vjet është penalizuar në rrafshin ndërkombëtar.

“Tash e 10 vjet Kosova është duke e penalizuar veten e saj dhe misionet ndërkombëtare këtu. Evropa ka krijuar një imazh që Kosova po fiton pavarësinë po fiton lirinë dhe duhet të japë diçka. Mirëpo liria e Kosovës është rezultat i luftës çlirimtare”.

“Në këtë fazë Kosova nuk po e fiton në tavolinë pavarësinë. Dhe në fazë Kosova duhet ta krijojë dinjitetin e vet dhe përfaqësimin e vet dhe duhet të jetë një zë sa i përket Bashkimit Evropian sepse me të gjitha shtetet bisedon për njohje dhe jo për rregullimin e brendshëm. Nuk ka nevojë një ligj special që Kosovën do ta bënte shtete jofunksional”.

Sipas tij, në këtë aspekt po ndikon edhe Serbia, e cila është e interesuar që Kosova të jetë shtet jofunksional.

Madje ai vlerëson se Kosova duhet të tregohet më serioze në këtë rrafsh ngase është shtet i pavarur dhe ka institucione shtetërore, raporton EO.

“Serbia është e interesuar që Kosovën mos ta lë shtet funksional dhe që Serbia të bisedojë në emër të gjithë popullit serb në Kosovë dhe në emër të popujve të tjerë. Kosova po ia lejon këtë sepse po bisedon për Zajednicën që nuk do të duhej. Vetëbesimin dhe do ta shoh që në këtë mënyrë nuk mund të vazhdohet dhe që do të jetë e qartë në atë që po kërkon. Avantazhin e Serbisë duhet ta rrëzojë në Ëashington”.

“Duhet të tregojë si është konteksti historik në mënyrë që të mos e lërë Vuçiqin të tallet me shqiptarët. Kosova ka edhe autoritet dhe institucione që për secilën çështje i ka argumentet në anën e saj edhe për personat e pagjetur dhe zhdukur e shpërngulur”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles