19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Policia zbulon në Koshare gjashtë plantacione me bimë narkotike ‘Canabis Sativa’

Policia e Kosovës, ka njoftuar se përveç luftimit të të gjitha veprave penale po ndërmerr në vazhdimësi edhe operacione në parandalimin dhe luftimin e dukurive tjera negative në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës, në vazhdën e implementimit të Planit Operativ “Parandalimi i kultivimit të narkotikeve dhe kontrabandës 2020” nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)- Perëndim, pas aktiviteteve të incizimit me dron të terrenit të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, është bërë vlerësimi dhe identifikimi i vendit të incizuar.

“Përderisa, sot me datë 23.09.2020, nga ora 06:00 e mëngjesit njësia e hetimeve rajonale të DRPK-Perëndim, e mbështetur edhe nga njësitet e vijës së gjelbër kufitare, gjatë implementimit të Planit Operativ në terren në Koshare, konkretisht në vendin e quajtur UJZE- Rripe e vogël janë zbuluar gjashtë (6) plantacione me bimë të dyshuara narkotike si Canabis Sativa (Marihuanë), konkretisht 1270 bimë  narkotike me gjatësi nga 1.50 deri ne 3 metra”, thuhet në njoftim.

Nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia anti-drogë në Gjakovë, dhe me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes.

“Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe operacionale në funksion të parandalimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative dhe veprave penale që bien në fushëveprimin e departamentit kufitar të Policisë, dhe kryesit e këtyre veprave të sillen para organeve të drejtësisë”, thuhet në fund.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles