Site icon Prishtinapress

Policia tregon me çfarë arme është kryer vrasja në Ferizaj

Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje shtesë lidhur me rastin e vrasjes së djeshme në qytetin e Ferizajt, duke treguar edhe kalibrin e armës me të cilën dyshohet se është kryer akti i vrasjes.

Në njoftimin e policisë thuhet se dje rreth orës 12:30  është arrestuar i dyshuari (moshë e mitur) shqiptar, i cili ka shtënë me armë zjarri-revole në drejtim të viktimës, duke e qëlluar për vdekje në kokë.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatua mjeku kujdestar.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit.

I dyshuari thuhet se fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia me ç’rast është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

“Është konfiskuar  një revole  e cila dyshohet se është përdorur në rastin e vrasjes. Revolja është e kalibrit  7.65mm, me një karikator dhe  tre fishekë.  Trupi i pa jetë i viktimës me vendimin e prokurorit, është dërguar për obduksion në IML, kurse i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, bëri të ditur sot policia.

Gjatë ditës së djeshme një person i moshës së mitur (Sh.R) është arrestuar për vrasjen e një 25 vjeçari (M.A) në qendër të Ferizajt, përkatësisht afër Stacionit të Autobusëve.

Siç është raportuar dyshohet se kjo vrasje të ketë pasur për motiv hakmarrjen.

Exit mobile version