Site icon Prishtinapress

Policia tregon inicialet e 23 personave të arrestuar për dallavere me patentë-shoferë

Arrestohen njëzet e tre të dyshuar për përfshirje në veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”

Më 22.01.2019 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Pas pranimit dhe analizimit të informatës së lartcekur, hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë nën autorizimet e prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, kanë filluar aktivitete konkrete hetimore, duke përfshirë të gjitha veprimet e avancuara hetimore. Policia, gjatë kësaj periudhe kohore ka siguruar prova-dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë.

Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

Të dyshuarit e  arrestuar sot gjatë operacionit policor janë:

F.K.                   viti i lindjes  1968            f.k.sh.

N.L.                  viti i lindjes  1966           m.k.sh.

F.L.                   viti i lindjes  1993           m.k.sh.

L.A.                  viti i lindjes  1988           m.k.sh.

E.B.                   viti i lindjes  1994           m.k.sh.

L.Sh.                 viti i lindjes  1977           m.k.sh.

F. A.                 viti i lindjes  1983           f.k.sh.

F.F.                   viti i lindjes  1989           f.k.sh.

A.M.                 viti i lindjes  1970           m.k.sh.

A.R.                  viti i lindjes  1957           m.k.sh.

N.B.                  viti i lindjes  1962          m.k.sh.

F.E.                   viti i lindjes  1962          m.k.sh.

M.M.                viti i lindjes  1973           f.k.sh.

A.B.                  viti i lindjes  1967          m.k.sh.

Sh.Z.                 viti i lindjes  1959          m.k.sh.

D.Zh.                viti i lindjes  1960          m.k.s.

B.J.                    viti i lindjes  1984          m.k.sh.

A.K.                 viti i lindjes  1956          m.k.sh.

L.B.                  viti i lindjes  1961          f.k.s.

H.J.                   viti i lindjes  1966          m.k.sh.

Sh.S.                 viti i lindjes  1981          m.k.s.

A.T.                  viti i lindjes  1963          m.k.sh.

P.T.                  viti i lindjes  1995          m.k.sh.

Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i  një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle).

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Exit mobile version