12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia serbe po bastis familjet e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së

Nisja e një fushate bastisjesh ndaj familjeve të dëshmorëve dhe ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së po tensionon situatën në Luginën e Preshevës.

Bastisjet me pretekst të kërkimit të armëve në familjen e dëshmorit Qenan Rrahimi në fshatin Bushtran të Preshevës kanë tronditur familjarët e dëshmorit.

Ndaj dukurisë së bastisjes së organeve serbe të sigurisë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB’së si dhe Këshilli Nacional Shqiptar, raporton televizioni publik i Kosovës.

Që të dyja institucionet veprimet e tilla të policisë serbe i vlerësojnë si tendencë për të provokuar situatën në këtë rajon.

Përfaqësuesit institucional të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë ftuar qytetarët shqiptarë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme rreth kësaj periudhe të rëndësishme kohore kur po bëhen përpjekje për zgjidhjen e statusit të rajonit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles