Site icon Prishtinapress

Policia serbe plagosi të riun shqiptar, vëllai i tij tregon se ndodhi ngjarja

Milazim Murati është plagosur nga policia serbe, i riu po trajtohet në QKUK Pas një operacioni në stomak, gjendja e tij është stabile.

Por, një natë më herët, Milazim Murati ishte në rrezik për jetë pas goditjes me tre plumba nga disa policë serb. Murati ishte duke prerë dru në Starabajë, fshat ky që ndodhet në territorin e Serbisë, kur sipas familjarëve disa policë serb u shfaqën duke e gjuajtur me armë.

E nga këto plagë, Murati mbeti i plagosur. Në gjendje të rëndë shëndetësore, viktima telefonoi vëllain e tij, për të kërkuar ndihmë.

Menjëherë pas rastit, viktima u dërgua në Spitalin e Gjilanit, por për shkak të plagëve të rënda, atë u detyruan ta dërgojnë për trajtim mjekësor në QKUK.

Mjekët e repartit treguan se gjendja e tij ishte në rrezik për jetën. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Milazimi Murati nga Medvegja nuk ka mundur të flasë.

Por, vëllai i viktimës ka treguar se gjendja e Muratit është përkeqësuar. Madje, në krahun e tij ende po qëndrojnë plumbat me të cilët policët serbë e gjuajtën.

Ani pse familja Murati ka nënshtetësi serbe, qëndrimi i tyre në atë pjesë të Gabocit ka kohë që po u pengonte shtetasve serb. Madje, vite më parë, viktima pati problemin e njëjtë me policët serbë.

E për këtë arsye, Murati me familjarët janë detyruar të zhvendosen në Kamenicë. Por, kohë pas kohe, gjatë sezonës, vëllezërit Murati shkojnë për të prerë drurë në mal.

Exit mobile version