Site icon Prishtinapress

Policia së bashku me Komunën e Istogut, mbyllë lokalin e vëllaut të Ramë Marës

Pas më shumë se 20 lokaleve të natës që u mbyllën në Pejë, edhe Istogu vazhdon aksionin me mbylljen e tyre.

Për shkak të dokumentacionit jo të rregullt, inspektorët komunal në Istog kanë mbyllur dy lokale të natës.

“Cocojambo” në Pejë dhe “Tre vëllezërit” në fshatin Padalisht. “Cocojambo” është pronë e vëllaut të Ramë Marës.

Këto dy lokale ishin burim i dyshimit për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga prishjet e rendit dhe qetësisë e deri tek prostitucioni, shkruan Indeksonline.

Me mbylljen dhe mosfunksionimin e këtyre lokaleve të natës, Istogu do të jetë më i qetë.

Exit mobile version