Site icon Prishtinapress

Policia: Me rastin e shkollës në Prishtinë po merret Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale

Sot në media është raportuar për një rast të dhunës seksuale në një shkollë në Prishtinë. Për këtë rast është publikuar edhe një video.

Në këtë video shihet një fëmijë, derisa i afrohet një vajze të vogël, që raportohet të jetë në klasë të parë, e cila mbahet nga një fëmijë tjetër.

Për këtë rast për Express kanë dhënë detaje edhe nga policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë që rasti eshtë duke u trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Prokurori i Shtetit.

“Nga zyrtarët e shkollës kemi pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. Për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe rrethanave specifike, me rekomandim të prokurorit, rasti po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale”, ka thënë ai për Express.

Gazeta Express sot gjatë ditës ka kontaktuar me drejtorinë e shkollës në fjalë, por ata kanë mohuar një gjë të tillë.

Nga drejtoria e kësaj shkolle kanë thënë se shkrimi i publikuar në media nuk ka asgjë të vërtetë dhe se bëhet fjalë për diçka tjetër.

Ata kanë deklaruar se rasti është trajtuar nga Qendra për Punë Sociale dhe Policia.

“Ai shkrim nuk ka asgjë të vërtetë brenda. Ka ndodh diçka tjetër, e është proklamu dicka tjetër. Nuk ka dhunë seksuale. Asgjë prej saj nuk është e vërtetë. Është trajtu nga Qendra për Punë Sociale dhe komuniteti i policisë”, kanë deklaruar nga shkolla.

Exit mobile version