8.4 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia konfiskon armë në Marinë të Skenderajt

Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 06:00, në fshatin Marinë, në Skenderaj, Policia e Kosovës në tri lokacione të ndryshme ka konfiskuar dy armë.

Me urdhër të Gjykatës, sot Policia ka realizuar një bastisje në tri lokacione të ndara, ku gjatë kontrollimit në dy lokacione janë gjetur, dy pushkë gjuetie, 12 fishekë të cal 12 mm, për të cilat nuk posedonin leje, dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar, ku dy personat e dyshuar D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, janë arrestuar dhe janë intervistuar nga policia.

Të dyshuarit D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, pas procedurave intervistuese nga prokurori i Shtetit, janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rasti për ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles