12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia konfirmon arrestimin e kërcënuesit të Drita Hajdarit, jep detaje shtesë

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për IndeksOnline se sonte është arrestuar një person pasi që ka kërcënuar prokuroren speciale, Drita Hajdarin.

Hajdari gjatë ditës kishte dhënë deklaratë në Policia lidhur me rastin.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është intervistuar.

Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorine kompetente.

INFORMATË SHTESË:

Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Kujtojmë se ishte prokurorja Drita Hajdari ajo që ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve në rastin “Pronto”. Mirëpo Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i lirojë të dyshuarit nga akuzat.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles