Media e Beogradit njoftoi sonte identitetin e amerikanit të vrarë në kryeqytetin e Serbisë, duke deklaruar se ishte Gavin Glim, zhdukja e të cilit u raportua më 1 maj.
Sipas tyre, ai u vra në Beograd natën midis të hënës dhe të martës në Bulburder, në Zvezdari.
Ai u rrah për vdekje gjersa vrasjes i parapriu një fjalosje, në rrethana ende të papërcaktuara.
Sipas informacionit të parë, amerikani ishte nën ndikimin e alkoolit natën e kaluar dhe dëshironte të qëndronte në një hotel në të njëjtën rrugë. Dyshohet se e dëbuan nga hoteli sepse ishte në gjendje alkoolike dhe po grindej me punonjësit.
Anëtarët e policisë së Beogradit arrestuan tre persona të dyshuar për vrasjen e shtetasit amerikan. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Lartë Publike.
Gazeta beogradase, nova.rs njoftoi se shtetasi amerikan u vra nga lakmia për vetëm 2,500 dinarë (21 euro) gjersa valixheje e 54-vjeçarit me dokumentet e tija u gjet pranë një bari në kryeqytetin serb
Ndryshe, amerikani i erdhi në Beograd në fund të vitit të kaluar, ku jetoi me një vajzë, një qytetare të Serbisë.