24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Policia e rajonit të Mitrovicës për dy javë shqiptoi 40 gjoba për këmbësorë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, po ndërmerr masa në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.

Në njoftimin për media thuhet se bazuar në vlerësimet e bëra Policia dy javë më parë ka filluar me masa dhe aktivitete të shtuara në fushën e parandalimit dhe ndërgjegjësimit të këmbësorëve që kalimin e rrugës ta bëjnë në përputhje me shenjat e trafikut rrugor, përfshirë shfrytëzimin e nënkalimeve.

Angazhimet e shtuara policore janë përqendruar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë segmenti rrugor përgjatë fshatrave Lumë i Madh, Stanovc i Epërm dhe Stanovc i Poshtëm, zonë kjo e identifikuar me rrezikshmëri për këmbësorët që nuk shfrytëzojnë nënkalimet, ku si pasojë ka pasur edhe aksidente me fatalitet.

Në mbështetje dhe zbatim të masave të shtuar përveç Njësisë së Trafikut Rajonal, me plan veprimi konkret është duke kontribuar edhe Stacioni Policor Vushtrri, ku për çështjen e sigurisë së këmbësorëve dhe shfrytëzimin e nënkalimeve ka mbajtur tri takime me banorët e tri fshatrave të sipërpërmendura, ndërsa në kuadër të veprimeve konkrete ka shtuar prezencën policore në kuadër të sektorit përkatës që mbulon këto fshatra.

“Për pjesëmarrësit që bien ndesh me rregullat që parasheh Ligji në trafik, po shqiptohen masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve. Dy javët që lamë pas nga njësitë në terren në zonën e fshatrave të lartcekura të Vushtrrisë, për kalim të rrugës së këmbësorëve në zona ku nuk është e lejuar janë shqiptuar mbi 40 gjoba për këmbësorë”, thuhet në njoftim.

Bazuar në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, neni 144, pika 1.8 këmbësorit i ndalohet të kalojë rrugën në vendin apo zonat ku mekanizmat apo pengesat për siguri ndajnë shtegun e këmbësorëve apo trotuarin nga rruga, pa marrë parasysh në cilën anë janë ato.

Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek këmbësorët që të shtojnë kujdesin gjatë kalimit te rrugës, të respektojnë dhe t’iu përmbahen dispozitave ligjore e në veçanti në zonat ku janë vendkalimet për këmbësor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles