6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës zbaton vendimin e Shtabit të krizës në veri të Mitrovicës, sipas urdhërave të Serbisë

Vendimi i shtabit të krizës në veri të Mitrovicës që është marrë të premten për të karantinuar këtë qytet, me qëllim të parandalimit të pandemisë, po shkakton probleme të mëdha sa i përket lëvizjes së qytetarëve, sidomos atyre shqiptarë të asaj pjese.

Madje edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës në atë pjesë janë vënë në funksion të këtij shtabi, i cili vepron nën urdhërat e Qeverisë së Serbisë.

Ismet Xhema, banor i lagjes ‘7 Shtatori’ në veri të Mitrovicës, thotë për KosovaPress, se mezi ka kaluar në jug, për t’i vizituar familjarët.

Sipas tij, masat e Qeverisë së Serbisë po zbatohen në territorin e Kosovës.

“Unë kalova në jug me shumë vështirësi sepse kur erdha te ura, Policia e Kosovës nuk na lejuan me dalë…Ata nuk na lejuan me arsyetimin se kanë vu masat e jashtëzakonshme Qeveria e Serbisë, ndërsa unë e di që ne jetojmë në Republikën e Kosovës, dhe këtu është Kosovë… Po, unë mendoj me u kthy, por ata më thanë se ekziston mundësia me më shti në karantinë”, ka thënë Xhema.

Ndërkaq, Shaban Hasani, qytetar nga jugu i Mitrovicës, i cili deshi të dalë në veri për të blerë ilaçe, nuk u lejua nga policia.

Ai i mllefosur u shpreh se po thuhet që edhe kjo pjesë është Kosovë, por jo, nuk është.

“Desha me dalë në atë anë, nuk më lanë, më thanë se kanë vendos karantinë prej sot në mëngjes.. Këta po thonë, s’e di, qeveria jonë jo, por qeveria e tyre… Po thonë Kosovë është edhe këndej, nuk është”, theksoi Hasani.

KosovaPress-i ka provuar gjatë tërë ditës të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri, për të marrë një sqarim rreth kësaj çësh tje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. /kp

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles