6.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës kontrollon 16 lokale në Prizren dhe Gjakovë, nën dyshimin për ‘trafikim me qenie njerëzore’

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka realizuar një aksion të bastisjes të quajtur “MARSI 2017” në 16 lokacione të ndryshme në Komunën e Prizrenit dhe në atë të Gjakovës, nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore.

Në Prizren janë kontrolluar gjithsej 15 lokale të cilat gjenden në hapësirat e objekteve biznesore tek tregu i gjelbër, ku janë hasur duke punuar gjithsej 17 punëtore femra (13 shtetase të Shqipërisë dhe 4 shtetase të Kosovës).

Prej tyre dymbëdhjetë (12) lokale janë mbyllur me vendim të Inspektoratit Komunal të KK Prizren, për shkak të parregullsive që janë gjetur. Janë konfiskuar 2 dokumente të shtetaseve të Shqipërisë, të cilat dokumente do t’iu dorëzohen zyrtarëve të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Në stacion policor është shoqëruar një femër së bashku me një fëmijë 7 muajsh e cila është hasur duke punuar në njërin nga lokalet e kontrolluara. E njëjta është duke u intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm“, thuhet në njoftimin e PK-së dërguar mediave.

Kurse në Gjakovë, në mbështesje të inspektorëve të tregut, sanitar, të punës dhe të ATK-së, si dhe njësiteve tjera relevante policore, kanë kontrolluar një lokal në Gjakovë, në të cilin janë legjitimuar gjithsej 4 femra (2 shtetase të Shqipërisë, 1 shtetase e Maqedonisë dhe 1 shtetase e Kosovës).

Dy punëtoret shtetase të Shqipërisë pas intervistimit pritet ti dorëzohen Njësitit për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme.
Në mungesë të dokumentacionit lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë në Gjakovë
“, thuhet më tej në njoftim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles