-6.7 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Policia: Dezinformim i opinionit, nuk pati të shtëna në kufirin me Serbinë

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në disa portale se në kufirin Kosovë-Serbi ka pasur shkëmbim të shtënash ndërmjet policisë serbe dhe të Kosovës.

Siç ka thënë Kelani, Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth një ngjarje të tillë.

“Referuar informacionit të publikuar në portalin “Gazeta Blic” se në kufirin Kosovë-Serbi, gjuhen me armë xhandarmëria serbe dhe Policia e Kosovës, ju informojmë se nuk ka asnjë informacion zyrtar se ka ndodhur një rast i tillë. Andaj lajmi i publikuar është veçse një dezinformim i opinionit publik. Policia e Kosovës është në kryerje të detyrës zyrtare edhe në brezin kufitar”, thuhet në përgjigjen e Kelanit për Telegrafin.

Ndryshe, ky portal kishte shkruar se “në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht në afërsi të fshatit Dobrosin sot ka pasur një situatë tepër të tensionuar ndërmjet Xhandarmërisë serbe dhe Policisë së Kosovës”.

Ky portal ka shkruar se “nga burime të saja ka marrë vesh se ka pas të shtëna armësh”. Më pas ky lajm i pakonfirmuar është marrë edhe nga indeksonline dhe kështu është krijuar dezinformim i opinionit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles