12.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia arreston katër persona të dyshuar për vrasjen e 17 vjeçarit në Prishtinë

Policia ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshuar për vrasjen e L.B., 17 vjeçari në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se arrestimi i tyre është bërë pas një operacioni nga Njësiti për Hetime të Përgjithshme.

Në këtë aksion janë arrestuar I.E., mashkull, 19 vjeç, shtetas i Kosovës;

E.M , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Kosovës, dyshohet të kenë kryer veprën vrasje e rëndë;

Ndërsa, I, mashkull, 18 vjeç, shtetas i  Kosovës dhe L.B, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Kosovës, ngarkohen me veprën, dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.

“Katër personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve të Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Njësiti i hetimeve ka arritë të gjejë dhe sekuestrojë një armë, një skuter dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në dokumentimin e rastit”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, sot ka ndërruar jetë 17-vjeçari, L.B, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është plagosur ditën e enjte në Prishtinë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles