Policia arrestoi vëllezërit që vranë hajnin, protestohet në Shtime

0
52

Në qytezën e Shtimes është mbajtur protestë në mbështetje të familjes Ndrecaj që dje me mëngjes ishte cak i grabitësve, e ku mbeti i vdekur njëri prej tyre.

Qytetarët kërkuan sot lirimin e dy burrave të kësaj familje që po mbahen në ndalim, pasi dyshohet se kanë mbytur me goditje me shkopinj njërin prej grabitësve.

Protestuesit në zyrë i ka pritur kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, ku kërkuan rritje të sigurisë pasi që rastet e vjedhjeve grabitqare sipas tyre janë në rritje.
Ai ka thënë se bashkëndjenë me familjen Ndrecaj dhe me gjithë qytetarët e qytezës që drejton duke thënë se duhet të veprohet më maturi dhe të mos bëhet presion në institucione që rasti që ka ndodhur të zgjidhet sa më parë.