Site icon Prishtinapress

Plani i “EBA”-së që mundëson shndërrimin e FSK-së në FAK për 4 vjet!

Me planin e Akademisë Ushtarake Daneze “East Bridge Academy” Forca e Sigurisë së Kosovës mund të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës për një periudhë 4 vjeçare.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj akademie John Skovbo, ka treguar në një intervistë për “Gazeta Blic” se plani i Akademisë “EBA” është trajnimi gjithëpërfshirës i Brigadës.

Skovbo, e sheh si sfidë për Listën Serbe votën “pro” transformimit të ushtrisë, pasi që sipas tij kjo do të thotë edhe votë “pro” njohjes së shtetit “që bie në kundërshtim me Beogradin”.

Skovbo, gjatë kësaj interviste është deklaruar edhe për mundësitë që i ka Kosova për anëtarësimin në NATO.

Shumica e të gjitha vendeve të NATO-s duan që Kosova të jetë pjesë e familjes së NATO-s”, u shpre ai.

Ndërkaq, duke folur për sigurinë vendit përballë terrorizmit global, Skovbo tha se shërbimet e sigurisë po bëjnë një punë të shkëlyqer megjithëse e sheh si sfidë për vendin, rikthimin e personave që iu bashkuan organizatës terroriste “ISIS”.

Exit mobile version