Një 18 vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i cili ka thënë se i riu ka mbetur i lënduar pasi disa persona të panjohur ka shtënë me armë zjarri.
Ai ka njoftuar se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa kanë arritur të arrestojnë dy persona.
“Me 08.04.2018 rreth orës 15:20 –ne fshatin Hajvali, pas disa të shtënave me armë zjarri nga persona të panjohur, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar (v. i lindjes 2000) i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, perderisa Njesitet relevante policore jane duke kryer procedurat hetimore per te sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit”, ka thënë Hoxha.