Site icon Prishtinapress

Pezullohet puna e disa OJQ-ve që veprojnë në Kosovë, në mesin e tyre edhe një nga Katari

Institucionet e shtetit të Kosovës kanë marrë vendim për pezullimin e aktiviteteve të disa Organizatave Jo Qeveritare që veprojnë në Kosovë.

Vendimi është para dy javësh. Pezullimin e këtyre OJQ-ve e kanë konfirmuar për lajmi.net nga Ministria e Administratës Publike, por që nuk kanë dhënë arsyet e as emrat e OJQ-ve të pezulluara.

“Departamenti për OJQ/MAP, ka marrë vendim për pezullimin e veprimtarisë së atyre OJQ-ve, e jo përmbyllje. Vendimet janë marrë në bazë të kërkesës së Organit kompetent të sigurisë. Ato (arsyet) mund t’i kërkoni te parashtruesit e kërkesës”, ka thënë për lajmi.net, Zeqir Bekolli, nga zyra për informim në këtë ministri.

Në mesin e shoqatave të pezulluara është edhe ajo e Katarit që vepron në Kosovë.

Kjo shoqatë aktivitetin e saj e ka zhvilluar kryesisht në ndihma të fëmijëve jetim e në kushte të rënda sociale.

Edhe disa vite më parë në Kosovë janë mbyllur disa OJQ, nën dyshimin për aktivitete të dyshimta.

 

Exit mobile version